Një 52- vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”, në një pallat të pabanuar.
Siç bën me dije policia, është gjetur pa shenja jete, shtetasi G. F. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.