
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë mbikalimit të “TEG”-ut në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një 23-vjeçar duke drejtuar makinën ka përplasur për vdekje një 55-vjeçar.
“Më datë 06.01.2024, në afërsi të mbikalimit të Teg-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç, ka aksidentuar shtetasin E. P., 55 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë”, bën me dije policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.