Zbardhet motivi që çoi në ngjarjen e rëndë ku Vehap Cami vrau vëllanë e tij Lulëzim Cami brenda shtëpisë së tij dhe më pas veten.
Tentativa për të shitur një pronë të përbashkët në Tërbaç të Dibrës është bërë mollë sherri midis vëllezërve. Kjo për faktin se Lulëzimi nuk donte ta shiste, ndërsa Vehapi po.
Vehap Cami ditën e djeshme i ka shkuar për vizitë dhe Lulëzimi ka menduar se ishte vizitë për Vitin e Ri. Në një moment kur kanë qenë vetëm Vehapi ka nxjerr armën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.
Më pas ka qëlluar gjithashtu në kokë edhe veten e vetë me pistoletë TT, të cilën e kishte pa leje.
Sipas të dhënave paraprake deri më tani nuk ka një referim në policisë apo në prokurori të konfliktit mes dy vëllezërve, ndërsa policia po mbledh informacione nga familjarët për të mësuar më shumë mbi konfliktin.
Lulzim Cami prej kohësh jetonte në zonën e Freskut në Tiranë pasi banesa e tyre në 5 maj ishte në planin e prishjes për punimet e Unazës së Madhe. Ndërsa i vëllai jetonte në zonën e Farkës.