Katër persona humbën jetën dhe 7 të tjerë u plagosën lehtë si pasojë e një përplasjeje kokë më kokë midis një ambulance të Kryqit të Kuq dhe një autobusi plot me fëmijë dhe shoqëruesit e tyre (një famullitar dhe disa seminaristë) në një udhëtim famullie që ndodhi në tunelin Ca’ Gulino, midis Urbinos dhe Fermignano në Itali.
Përplasje kokë më kokë mes autobusit dhe ambulancës ka ndodhur rreth orës 16:00.
Tymi i zi dhe flakët kanë përfshirë tunelin ndërsa mësohet se viktimat janë pjesë e ekuipazhit dhe pacienti në ambulancën që ishte nisur për në Urbino.