Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar shefin e Policisë së burgut të Drenovës, Mariglen Kadiu.
Dyshohet se arrestimi i tij ka të bëjë me ngjarjet e fundit ne burgun e Peqinit.
Ka qene Prokuroria e Elbasanit që ka kërkuar “arrest me burg”, ndërsa Gjykata e Elbasanit ka vendosur “arrest shtëpie”, pasi Kadiu ka në kujdestari një fëmijë autik.
Kadiu ka marrë detyrën e Shefit të Policisë në burgun e Drenovës rreth 8 muaj më parë.
Po ashtu është vendosur masa e sigurimit arrest me burg edhe për një të dënuar në burgun e Drenovës, i cili dyshohet për “prodhim dhe shitje te narkotikeve” dhe “futja dhe mbajtja e sendeve te ndaluara ne IEVP”.
Vendimi është dhënë nga gjykata e Elbasanit, dhe ka përfituar nga rrethanat lehtësuese familjare për konvertim dënimi, nga arrest me burg në arrest shtëpie.