Është riaktivizuar zjarri në qendrën tregtare “Metropol” brenda një pallati 12-katësh në qytetin e Lushnjes.
Vetëm një orë pasi policia nxorri bilancin dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla dha një deklaratë për media, zjarri është rindezur ndërsa tymi ka mbuluar të gjithë qytetin e Lushnjes.
Nga pamjet këtë mbrëmje rreth orës 20:30, dallohet jo vetëm shtëllunga e madhe tymi, por edhe flakë në katin e 4 të pallatit.
Qendra tregtare shrtihet në 4 katet e para, ndërsa pjesa tjetër e pallatit 12 katësh me dy kulla, janë apartamente banimi.