Një person ka gjetur vdekjen tragjikisht këtë të premte në Tiranë. Sipas raportimeve, ka rënë nga kati i 9-të i një pallati një punëtor i cili ka ndërruar jetë menjëherë.
Ngjarja e rëndë është shënuar tek kompleksi i ndërtimeve “Universe City” në kryeqytet rreth orës 10:12 të mëngjesit të sotëm.
Nuk ka ende informacion mbi identitetin apo moshën e viktimës.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.