Bora dhe Donaldi kanë realizuar filmin e tyre të parë “5 Herë Jo” ku njerëzit e kanë përqafuar menjëherë këtë projekt.
Është bërë me dije që vetëm brenda një dite janë shitur mbi 2000 bileta, ku vlera e biletës është 800 lekë.
Me një llogaritje të thjeshtë ata kanë fituar mbi 16 mln lekë (të vjetra) vetëm brenda ditës.
Gjatë premierës së filmit duket që familja Veshaj ka bërë disa hapa shumë të mëdhenj, Donaldi i propozoi Borës për martesë dhe vëllai i tij Mario, na prezantoi për herë të parë me të dashurën, gazetaren, Kristina Mere.
Gjithashtu po aludohet se Bora dhe Donaldi po presin edhe fëmijën e tyre të parë, por ende asgjë zyrtare nga çifti.