Partia Demokratike e ka festuar sërish e ndarë 33-vjetorin e themelimit të saj, ashtu siç ka ndodhur edhe gjatë dy viteve të fundit.
Lulzim Basha, së bashku me mbështetësit e tij ka zgjedhur Pallatin e Kongreseve për të festuar. Organizimit të Lulzim Bashës i është bashkuar edhe ish-presidenti Bamir Topi.
Në anën tjetër, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij demokratë janë mbledhur në një hotel në Tiranë.
Të pranishëm janë edhe Neritan Ceka, Nard Ndoka, ndërsa Silva Caka është përfaqësuesja nga Partia e Lirisë.
Nga aleatët është Arjan Starova, ndërsa mungon Mediu e Shehu.
Sali Berisha është shoqëruar nga vajza e tij Argita në këtë organizim për të festuar 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Argita, kohët e fundit ka nisur të mos mungojë në asnjë nga evenimentet e Rithemelimit.
Ndërkohë, në këto dy organizime mungojnë deputetët mbështetës të Gazment Bardhi.