I dyshuari i pestë për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, Ljupço Palevski, është arrestuar nga policia e Turqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Informacionet e para thonë se Palevski është arrestuar në aeroport në Turqi.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se do të ketë konferencë për shtyp në ora 22:30.
Ditën e ndalimit të të dyshuarve tjerë, u lëshua fletarrest ndërkombëtar për Palevskin në INTERPOL dhe kishte informacione se shteti i parë i arratisjes ka qenë Serbia, pastaj ai kishte udhëtuar për në Bullgari edhe në fund ka përfunduar në Turqi.
Kujtojmë se Palevski është i dyshuari i pestë për vrasjen makabre të Panço Zhezhovski dhe Vanja Gjorçevska. Të dyshuarit tjerë janë të ndaluar dhe për ta është caktuar masa e paraburgimit.