Edhe për ditën e Enjte sipas SHMU-së pritet përmirësim i përkohshëm kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellime, pas orëve të mesditës shtim të vranësirave mesatare e të dendura.
Në orët e pasdites priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët kryesisht në veri. Era do të fryjë drejtim nga kuadrati i jugut 8m/sek, me shtimin e vranësirave në orët e pasdites era do të jetë më intesive përgjatë vijes bregdetare e lugina 12-15m/sek shoqëruar me valëzim të lartë në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 1 deri 14°C
në zonat e ulëta 7 deri 23°C
në zonat bregdetare 6 deri 22°C