Një prej reperëve më të mëdhenj në botë, Drake, publikoi pak javë më parë albumin e tij të ri, ku në një prej këngëve përmendet edhe Prishtina.
Megjithëse konteksti në të cilin e ka përmendur Drake -Prishtinën mbetet disi i pakuptueshëm, ai përmend edhe fjalën tensione në vargjet e këngës “Polar Opposites”.
“Ose është teksti yt që po e lexoj gabim, ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, por e di që tensioni po rritet”, thuhet në vargjet e këngës së Drake.
Por dashuria e reperit kanadez për shqiptarët nuk ndalet këtu! Në videoklipin e publikuar pak çaste më parë për këtë këngë, Drake shfaqet duke luajtur poker dhe bilardo me disa shqiptarë teksa të gjithë, përfshirë edhe reperin mbajnë veshur xhaketa me shqiponjën dykrenare.
Nuk dihet nëse ka qenë ndonjë femër shqiptare që i ka thyer zemrën këngëtarit, i cili në tekstin e këngës vajton për një dashuri “të dyfishtë”.
“Jo, jo, ti më kujton dikë që mendoj se e njoh”, thotë Drake teksa luan bilardo dhe poker me disa shqiptarë. “Ti e di dhe unë di gjëra që ajo nuk i dinte / Unë nuk jam i njëjti person që isha pesë pije më parë”, këndon Drake teksa shfaqet në ballkon duke parë nga oqeani.