Gazetari, Artan Hoxha, ka zbuluar detaje të reja lidhur me operacionin e fundit të kryer nga SPAK. Hoxha foli për një personazh të quajtur “Toto Rina”.
Sipas gazetarit ky personazh është zbërthyer nga SPAK dhe mund të jetë arrestuar.
“Toto Rina”, sipas gazetarit, ka komunikuar me grupin e ekzekutorëve dhe me ish-pjesëtarin e Forcave Speciale, Bujar Gërmizin.
“Telefoni “Sky”, i cili komunikon me Bujar Gërmizin ka nofkën “Toto Rina”. Ky është njeriu që ka mbajtur kontaktin. Nuk e ka nxjerrë SPAK deri tani. Unë e di dhe besoj se SPAK e ka arrestuar.
Ai e ka nofkën “Toto Rina” dhe ai është njeriu që komunikon me grupin e ekzekutorëve dhe me Bujar Gërmizin. Kjo është pjesa e Shqipërisë, vrasjet dhe konfliktet të brendshme që janë shtrirë dhe jashtë”, tha Hoxha.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme dhe partnerët e 6 vendeve Evropiane dhe të Amerikës Latine, zbërthyen një grup kriminal prej 11 personash.
Hetimet e kryera për 2 vite me radhë, zbuluan se ata janë përfshirë në disa vepra penale, kryesisht në trafik droge, pastrim parash, dhe tentativë vrasjeje.