Prokuroria e Tiranës do të nisë hetimin e pronarit të kopshtit “4 Stinët”, ku edukatorja dhunoi një vajzë 3-vjeçarën. 45-vjeçari, Daniel Danushi, nuk kishte licence për kopshtin, i cili megjithatë funksiononte normalisht në rrugën “Ali Demi”.
Ai akuzohet për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Kopshti u bë i njohur pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik, ku një edukatore ushtroi dhunë mbi 3-vjeçaren, e cila rezulton me frakturë në këmbë.
Për ngjarjen është proceduar po ashtu edukatorja Majlinda Dehima për keqtrajtim të të miturve, ndërsa policia vijon hetimet për të zbuluar se si iu thye këmba vajzës.