Me çanta në krah dhe të frikësuar. Dalin pamjet kur 23 turistë të kombësive të ndryshme u bllokuan për disa orë në kanionet e Langaricës si pasojë e stuhisë që përfshirë Shqipërinë.
Vendi i parkimit në hyrje të kanionit të Langaricës u përmbyt. Policia dhe zjarrfikësja me një fadromë u nisën pas sinjalizimit duke arritur që të nxjerrin turistët në gjendje të mirë dhe pa probleme.
Turistët u evakuuan dhe u strehuan në hotelet e qytetit. Ata janë të kombësive të ndryshme si francezë, gjermanë e polakë. Prej mesditës së djeshme Shqipëria është në kushte të vështira atmosferike.