Një person humbi jetën dhe një u plagos mesditën e djeshme si pasojë e një aksidenti që ndodhi në Kukës.
Makina humbi kontrollin, u përplas me bordurat dhe u dëmtua shumë. Shoferi vdiq në vend. Ai është Erlind Mustafaj.
E premtja ishte e zezë për të riun që frymën e fundit e dha në autostradën Morinë-Milot. Mesazhet e ngushëllimit në rrjetet sociale ishin të shumta për familjen.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën Mustafaj, ndërsa mbeti i plagosur pasagjeri që ndodhej në automjet me të riun, S. H., banues në Kukës, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.