Emiljano Burda 55-vjeç është i treti që arrestohet pas babë e bir, Ilirjan e Kristi Orhanit në 17 Shtator për 300 kg kanabis që po transportonin nga Shqipëria me destinacion Austrinë, por që u zbuluan dhe ndaluan në Mal të Zi.
Kamioni ishte i ngarkuar me dërrasa. Burda nga Tirana u arrestua në Sarandë. Vijojnë hetimet për të zbardhur këtë veprimtari kriminale, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë personat implikuar në të.