Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) në Kosovë për mes një postimi në Facebook ka njoftuar për vdekjen e biznesmenit Lulzim Kryeziu.
AKB ka shprehur ngushëllime për vdekjen e biznesmenit. Më herët, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Toger Sheremet Elezaj u shpreh se është gjetur i varur një person në një objekt biznesi familjar.
“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, ka deklaruar Elezaj.
“Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, shtoi tutje Elezaj.