Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, kallëzim penal për deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.
Kreu i këtij grupi Bledi Çuçi thotë se: Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.
Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin.
Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament.
Seanca
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është përjashtuar nga seanca plenare e kësaj të hëne.
Nallbati u përjashtua pasi u përplas fizikisht dhe tentoi të godasë me grusht deputetin socialist, Vullnet Sina në Kuvend.
Kaosi në Kuvend u shkaktua pasi Nallbati i ka fikur mikrofonin deputetit socialist, i cili po fliste nga vendi.
Pas kësaj situate të tensionuar, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka kërkuar 5 minuta ndërprerje të seancës.
Opozita ka bllokuar sërish foltoren, ndërsa deputetët socialistë janë duke folur nga vendi pas rinisjes së seancës.
Pjesë e seancës ishin edhe 23 deputetët e përjashtuar, të cilët javën e kaluar bllokuan foltoren, hoqën mikrofonët dhe nuk lejuan ministrat që të ulen në vendet e tyre duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës.
Ndërkaq gjatë ditës së djeshme kanë vijuar tensionet edhe gjatë mbledhjes së Komisionit të Etikës, i cili për situatën e krijuar në seancën plenare të hënës vendosi të përjashtojë përvecc Nallbatit edhe disa deputetë të tjetër të opozitës.