Një shqiptar nga Kosova është arrestuar në Liesing – Vjenë të premten pasi sulmoi me thikë ish të dashurën e tij. Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:30 në Lising – Vjenë.
Një kosovar 39-vjeçar ka sulmuar me thikë ish-të dashurën e tij po ashtu 39-vjeçare para adresës së shtëpisë së saj, të cilën e ka plagosur me disa të prera dhe plagë me thikë në pjesën e shpinës dhe shpatullave, njofton policia austriake, sipas albinfo.