Mark Regev, këshilltar i lartë të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Hamasi natën e sotme do ta ndjejë gjithë zemërimin e Izraelit.
Kështu ka deklaruar ai pas fillimit të bombardimeve izraelite në Gaza, në një natë që pritet të jetë shumë intensive në gjithë Rripin dhe me një inkursion të pjesshëm tokësor të filluar tashmë, me disa tanke izraelite të futura në zonën veriore.
Pas luftës “Gaza do të jetë shumë ndryshe”, tha këshilltari Netanyahu.
“Po rrisim presionin mbi Hamas, operacionet tona ushtarake janë nën zhvillim”, tha Mark Regev për Fox Neës.
“Do ti vazhdojmë goditjet tona derisa të çmontojmë makinën e tyre ushtarake dhe të asgjësojmë strukturën politike në Gaza. Kur e gjitha të mbarojë, Gaza do të jetë shumë ndryshe”, tha ai.
Sipas raportimeve të fundit, tashmë tanket e para izraelite kanë filluar të mësyjnë një Gaza tërësisht të shkëputur nga bota, pa rrymë elektrike, pa komunikim dhe pa internet.