Artan Hoxha ka zbuluar se Ilir Meta ndodhet në Gjermani, ndërsa pritet të kthehet të shtunën.
“Është spekuluar që zoti Meta është arratisur. Zoti Meta ka ikur ditën e premte në Austri dhe tani ndodhet në Gjermani. Di që kthehet ditën e shtunë. Këto historitë e tjera, nuk besoj se zoti Meta është nga ata njerëz që i pëlqen të arratiset”, tha Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Ai tha se Meta është larguar ditën që GJKKO firmosi urdhër arrestin për Jamarbër Malltezin, por që kjo sipas tij, ishte një rastësi.
“Ditën e premte, në datën 20, GJKKO firmosi urdhër arrestin për Malltezin dhe atë ditë ka ikur Meta, por është koincidencë. Nuk më duket Meta si njeri që arratiset. Meta shkon në gjyq në çdo seancë dhe përballet”.