Samir Mane përfundon në SPAK ? 5 orë para prokurorëve. Gazetari zbulon detajet
Oligarku Samir Mane duket të jetë një ndër frekuestuesit më të shpeshtë të SPAK gjatë kohëve të fundit sipas gazetarëve duke kaluar orë të tëra përballë prokurorëve specialë, të cilët po e marrin në pyetje për një mori çështjesh me fokusin te pastrimi i parave dhe ndihma që i ka dhënë Arben Ahmetajt për të fshehur vilat e tij, të përfituara përmes korrupsionit, në dy komplekset, në Palasë dhe Gjirin e Lalzit.
Gazetari Denis Dyrnjaja shkruan se Samir Mane është marrë sëfundmi sërish në pyetje nga SPAK për pesë orë me radhë, por mediat nuk e bëjnë lajm për shkak të buxheteve të mëdha të reklamës që ofron oligarku përmes bizneseve të shumta që ka.
Madje, raportohet se janë vënë në lojë edhe 5 milionë euro, të cilat do të përdoren për të shmangur “sikletet” e biznesmenit Mane, por nuk janë dhënë detaje të tjera.
“Askush, as nga drejtuesit e as nga te ftuarit se përmendën këtë zhvillim se njeriu më i pasur në Shqipëri, biznesmeni Zamir Mane është thirrur në SPAK e ka qëndruar para hetuesve për plot 5 orë. Ndoshta nuk kanë patur dijeni, ndoshta goja dhe mendimet të bllokohen kur bëhet fjalë për sponsorin. Tani iu takon atyre që kanë burime të na thonë për çfarë biznesmeni Mane është thirrur në SPAK. Ka dalë edhe një si “honorar”5 ml euro. Për kë është taksur ky” honorar?!”, shkruan ai në Facebook.
Mane është akuzuar publikisht edhe për ndikim në ndryshimin e hartës territoriale të Tiranës për të shmangur taksat gjatë ndërtimit të kompleksit Univers City.
Çfarë shkruan gazetari:
Zamir Mane në SPAK?!
Kam përshtypjen që lajmi më i rëndësishëm i këtyre ditëve është thirrja dhe pyetja e biznesmenit Zamir Mane në SPAK, për të cilën askush nga këta komentatorët dhe analistët me ose pa pagesë nuk flet. Të gjithë komentojnë Sali Berishën nga mëngjesi deri ne darkë si muhabet kafeneje. Psh mbrëmë thuhej nëpër banaqet televizive se ka llafe lart e poshtë se ka ikur Ilir Meta. O ka ikur, ose s’ka ikur. Nëse ka ikur verifikohet në sistemin TIMS dhe thuhet si fakt. Ilir Meta është larguar nga Shqipëria. Po kështu me duket se ka ikur… flitet se ka ikur…ndoshta ka ikur por kthehet…janë si biseda tallavaje që flet njeri në nje tavolinë kafeneje në fshat dhe dëgjojnë te gjithë të tjerët ne lokal plot habi e kërshëri.
Askush, as nga drejtuesit e as nga te ftuarit se përmendën këtë zhvillim se njeriu më i pasur në Shqipëri, biznesmeni Zamir Mane është thirrur në SPAK e ka qëndruar para hetuesve për plot 5 orë. Ndoshta nuk kanë patur dijeni, ndoshta goja dhe mendimet të bllokohen kur bëhet fjalë për sponsorin. Tani iu takon atyre që kanë burime të na thonë për çfarë biznesmeni Mane është thirrur në SPAK. Ka dalë edhe një si “honorar”5 ml euro. Për kë është taksur ky” honorar?! –Korrieri