Besjan dhe Leonard Ramaj janë dy vëllezërit e dënuar në Belgjikë për trafik droge, ndërsa me vendim të Gjykatës së Posaçme janë arrestuar.
Dyshohet se vëllezërit janë lidhje e afërt familjare e Rajmonda Dashit, ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, e cila u la arrest shtëpie.
Ne pranga përfundoi edhe një biznesmen, shtetasi Ardian Malasi. Dashi akuzohet se pastroi paratë e vëllezërve të përfshirë në trafik droge në pasuri të paluajtshme.
Sipas njoftimit të SPAK, Dashi dyshohet se ka ndihmuar dy vëllezër shqiptarë që të pastrojnë paratë ne vendin tonë, të cilat dyshohet se ishin vënë nga aktiviteti kriminal i tyre në Belgjikë.
Aktualisht, Rajmonda Dashi ishte emëruar specialiste për zonën e Vorës dhe Kamzës.
Pasuritë e sekuestruara:
12 (dymbëdhjetë) apartamente në qytetin e Fierit;
4 (katër) apartamente në qytetin e Tiranës;
3 (tre) ambiente me funksion garazh në qytetin e Tiranës;
27 (njëzetë e shtatë) llogari bankare;
Një shoqëri tregtare;
2 (dy) automjete;