Dy oficerët e policisë që shkuan në selinë blu mbrëmjen e së shtunës janë larguar pa e takuar Sali Berishën. Të paktën kështu ka deklaruar vetë kreu i Rithemelimit pasi është larguar edhe vetë nga selia e PD-së pas mesnate.
“Respektoj Kushtetutën, procesi duhet të kishte nisur nga Parlamenti”, është shprehur Berisha.
Dy oficerët u paraqitën në selinë blu për t’i komunikuar liderit demokrat masat e sigurisë si dhe për t’i marrë pasaportën pasi nuk i lejohet që të largohet nga vendi.
“Unë ata nuk i takova fare sepse unë nuk mund të pranoj shkelmim të Kushtetutës se do Edi Rama, nuk mund të pranoj. Po t’i takoja, do i thoja çojani Edi Ramës ta ziejë çaj,” u shpreh Berisha para gazetarëve.