Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është raportuar për një shpërthim pranë Ambasadës së Izraelit në Nikosia, Qipro.
Sipas mediave greke, në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë, dhe si rezultat i testeve është zbuluar një objekt i vogël metalik që përmbante një sasi shumë të vogël lënde shpërthyese, në një distancë prej afërsisht 30 metra nga Ambasada.
Për at të mirë si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur të lënduar. Ndërkohë, dy persona janë arrestuar duke ecur në zonë, ndërsa dy të tjerë në një makinë të parkuar në një rrugë ngjitur, me të cilën dy këmbësorët duket se kanë shkuar në zonë.
Hetimet kanë nisur dhe pritet që të zbardhen detaje lidhur me ngjarjen.