Sandro Tonali dhe Nicolo Zaniolo janë marrë në pyetje nga policia në Itali ku ndodhen të grumbulluar me Kombëtaren e tyre, ndërsa akuzohen për baste.
Aktualisht mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli është zyrtarisht nën hetim për baste, por mediet italiane raportojnë se ai nuk është i vetmi lojtar që ka shkelur rregullat për vendosjen e basteve.
Nga Italia raportohet se Zaniolo ka vënë baste në ndeshjet e Romës në Kupën e Italisë, ndërsa Tonali gjithashtu akuzohet se ka vënë baste për ndeshjet që ka luajtur. Të dy ndodhen në kampin stërvitor të Coverciano, duke u përgatitur për ndeshjet kualifikuese të Italisë për EURO 2024 kundër Maltës dhe Anglisë.
Sipas raportimeve, Tonali dhe Zaniolo u panë së bashku me kryedelegatin Buffon duke u takuar me policinë brenda kampit të Coverciano për të diskutuar mbi hetimin e basteve. Të dy lojtarët janë larguar nga Seria A, pasi Tonali iu bashkua Newcastle United dhe Zaniolo u transferua nga Galatasaray te Aston Villa.