Shqipëria fitoi mbrëmjen e djeshme në Tiranë përballë Çekisë duke u afruar me kualifikimin në “Euro2024”. Urimet ishin të shumta. Por më i bukuri erdhi nga Shoqata e Infermierëve që ka prekur plagën e shoqërisë shqiptare, emigrimin masiv të profesionistëve të shëndetësisë, por të një vendi që ka shumë për t’u krenuar me rininë e tij. Së fundmi, Kombëtarja shqiptare e futbollit po vrapon drejt Kampionatit Europian 2024 në Gjermani.