Qëllohet me armë zjarri drejt shtëpisë së Skënder Likës në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur në Sanxhak. Fatmirësisht nuk raportohet se ka të lënduar nga breshëria e plumbave. Disa muaj më parë, në mars të këtij viti Likës iu vendos tritol në shtëpi.
Shkak dyshohet se janë hakmarrjet e vjetra. Kjo për shkak se Skënder Lika është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit. Nipi i tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.