Tre gjyqtare të Gjykatës së Apelit janë kërcënuar gjatë shpalljes së vendimit ndaj një grupi të rrezikshëm kriminal.
Tre gjyqtaret e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Valdete Hoxha, Lutfie Çelami dfhe Edlira Petri janë kërcënuar në sallën e gjyqit, gjatë shpalljes së vendimit ndaj autorëve të atentatit ndaj Ines Hajrullas.
Menjëherë gjyqtaret kanë kryer kallëzimin se janë kërcënuar për shkak të detyrës dhe Prokuroria ka nisur me urgjencë hetimet për çështjen.
Ata dënuan 5 shtetas, konkretisht Daut Elmazin, Gentian Zoton, Igli Memajn, Serxho Ademin dhe Albano Goxhajn, të cilët ishin akuzuar për një atentat të vitit 2019-të në qytetin e Vlorës, me të cilin u synua të vritej një personazh i botës së krimit Ines Hajrulla.
Pasi kanë dhënë vendimin gjyqtarët janë tërhequr në dhomën e këshillimit dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të shoqëruar kërcënuesit që ndodheshin në sallën e gjyqit.