Policia Rrugore e Tiranës ka identifikuar shoferin e “Audit”, i cili kishte parkuar në mënyrë të gabuar duke penguar lëvizjen e të tjerëve.
Pas hetimeve u zbulua se shoferi kishte dokumente të skaduara.
Policia ka gjobitur drejtuesin e “Audit” me 28.000 lekë dhe i ka tërhequr lejen e qarkullimit.
“Rrugorja” apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.