Investigimi te LUFRA , 300 mijë shqiptarë marrin mesazhin! Malli mbetet stok, kompania nis reklamat me URGJENCË
Investigimi “bombë” i Gazeta Korrieri mbi kushtet mizerabël të prodhimit të bulmetit në stabilimentet e prodhimit dhe përpunimit të qumështit në Shqipëri duket se po sjell një sensibilizim të qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, por edhe frikë te xhambazët që luajnë me shëndetin e qytetarëve.
Deri më tani Korrieri ka publikuar investigimet mbi disa kompani, ndërkohë që e para që ka filluar të lëvizë në drejtim të pagesave të majme për të bërë reklamë në disa media pas rënies drastike të shitjeve është pikërisht kompania “LUFRA”. Por siç thote populli, “malli i mirë nuk do reklamë“.
Konsumatorë të ndryshëm kanë komunikuar gjatë ditëve të fundit me Gazeta Korrieri duke sjellë foto nga marketet ku produktet e kësaj kompanie, por edhe të tjerëve që janë kapur me “presh në duar” nga AKU dhe Gazeta Korrieri, kanë mbetur stok nëpër frigoriferët e marketeve në Tiranë dhe më gjerë (shiko foton).
Një sjellje e tillë ka bërë që (deri më tani) LUFRA të hedhë miliona nëpër media të ndryshme duke shpërndarë reklamë për të përmirësuar imazhin e rrëzuar përtokë nga investigimi i Gazeta Korrieri, bazuar mbi një aksion të AKU-së në verë.
Por, siç tregojnë edhe shifrat që ju kemi sjellë më poshtë, qytetarët e kujdesshëm për shëndetin e tyre janë të prirur të lexojnë të vërteta dhe jo reklama të kompanive të kapura “mat” që u ofrohen me pagesa të majme nëpër redaksitë e tjera.
Investigimi i “Gazeta Korrieri” është lexuar mbi 300 mijë herë nga shqiptarët brenda kësaj jave, të cilët e kanë shpërndarë masivisht atë në rrjetet sociale duke nisur një dallgë të madhe refuzimi ndaj produkteve të prodhuara nga kompani të KAPURA me shkelje nga AKU.
Ky është një numër REKORD lexuesish të ndërgjegjshëm për një lajm të vetëm.
Siç raportoi Gazeta Korrieri më herët, kompania “LUFRA” është një ndër ato që janë kapur me shkelje nga AKU dhe është gjobitur, ndërkohë që i janë bllokuar edhe 1.2 ton produkte.
Shifrat e mësipërme janë nga Google Analytics që nuk mund të manipulohen nga askush, ndryshe nga raportet që u çohen nga ekspertë marketingu të dështuar pronarëve të bizneseve që dëmtojnë shëndetin e konsumatorëve.
Gazeta Korrieri nuk është fokusuar vetëm te “LUFRA”, por edhe te Erzeni që nuk është më i mirë se “LUFRA”, por edhe te “Mireli” që tashmë ka përfunduar në prokurori, te AJKA që prodhon me kushte skandaloze, te Klegen që nuk është më pak se tjerët, te Gjirofarm; te Shaba Boboshticë, te Xhangolli që po ashtu është në prokurori; te Feaksi; Fshatçe dhe të gjithë të tjerët e kapura me presh me duar.
Gazeta Korrieri u bën thirrje bizneseve të mos e trajtojnë median si armik, por si bashkëpunëtor në shërbim të interesit publik!
Redaksia do të vijojë të mbrojë interesin publik mes të paktëve (si duket) të interesuar për shëndetin e familjëve dhe fëmijëve për produktet që konsumojnë.
Ne kemi kontaktuar të gjitha kompanitë, për të cilët kemi publikuar investigimet tona, por duket se LUFRA e ka parë të udhës më mirë të shpërndajë reklama te të tjerët me qëllimin për të kundërshtuar investigimin tonë, më shumë se sa të japë shpjegime për çfarë ka ndodhur në stabilimentin e tyre!
Siç e thamë më sipër, gazetarët e shqetësuar për shëndetin janë të prirur për të lexuar të vërteta dhe jo fjalë të bukura reklamash të paguara andej këndej!
Korrieri ka dërguar mostrat e disa kompanive të përpunimit të qumështit jashtë shtetit dhe me të ardhur përgjigjet e analizave, do të vijojmë me publikimin e tyre pa ASNJE DALLIM!
Na ndiqni në vijim