Sekuestrohen në total 28 840 euro dhe 1900 dollarë në Rinas pasi dy persona nuk i deklaruan duke tentuar që të futeshin duke i fshehur. Procedohet penalisht 36-vjeçari (shtetas turk) që nuk deklaroi 17 020 euro. Gjithashtu një 50-vjeçar (shtetas kinez) që nuk deklaroi 11 820 euro dhe 1900 dollarë.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasit D. C. dhe L. D.
Gjatë kontrolleve në hyrje të RSH-së, shtetasit turk D. C., 36 vjeç, i janë gjetur 17 020 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.
Gjithashtu, në dalje të RSH-së, shtetasit L. D., 50 vjeç, i janë gjetur 11 820 euro dhe 1900 dollarë, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi” njofton policia. Shuma që lejohet që të futet pa u deklaruar është 1 milionë lekë të reja.