Dritëhijet e një zjarri , të pathënat e flakëve në fabrikën e Deutsch Color të biznesmenit Luan Muça : Dyshime të forta mbi shkakun real
Fabrika e bojërave Deutsch Color e biznesmenit Luan Muça mori zjarr mbrëmjen e djeshme duke shkaktuar milionë euro dëme,ndërohë që u rrezikua seriozisht jeta e banorëve të zonës dhe zjarrfikësve për shkak të intensitetit të madh të flakëve.
Pas apelit të Ministrisë së Mbrojtjes për t’i qëndruar larg zonës, Policia e Shtetit përmes një njoftimi paraprak bën me dije se asnjë person nuk është lënduar, pasi në momentin e zjarrit nuk ka pasur punonjës brenda në fabrikë. Sipas autoriteteve, pranë objektit në momentin e flakëve kanë qenë vetëm rojet të cilët janë larguar në kohë.
Prokuroria nisi që mbremjen e djeshme punën për të gjetur shkaqet e zjarrit, ndërkohë që gjithçka u intensifikua sot paradite dhe gjatë ditës, ndërsa ka dyshime të forta nisur nga rrethanat. Mësohet se zjarri ka nisur mbrëmjen e djeshne rreth orës 22:00 kur në fabrikë nuk kishte punonjës përveç rojeve siç bëjnë me dije burimet dhe gjithçka ka qenë e beftë sipas mediave. Mediat raportojnë se prokuroria është duke hetuar në disa pista për shkaqet e zjarrit, të cilat nisin nga shkaqe aksidentale (!) deri te një zjarrvënie e qëllimshme që mund të lidhet me siguracionin apo ndonjë paralajmërim prej grupeve kriminale për ndonjë gjobë të papaguar. Megjithatë, çështja është duke u hetuar dhe prokuroria pritet të dalë me një shkak zyrtar.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të parë nga afër situatën.
https://fe43eb4c7b5fa687f97ed934984f2fa1.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html“Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Shërbime të shumta policie të DVP Durrës dhe grupe të FNSH Tiranë kanë evakuuar në një objekt, qytetarët që ndodheshin në lokalin afër fabrikës.
Në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës. Nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar.
Për çështje sigurie do të bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja do të devijohet në rrugët dytësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”- thuhet në njoftim.
Ndërhyrja e zjarrfikësve të shumtë po izolon vatrën e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e flakëve në objektet e tjera të biznesit në zonë. /korrieri