Aurel Kurtit është shqiptari me banim në Greqi i cili u arrestua pasi për dy vite me radhë ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar për herë të parë babai i tij, Gëzim Kurti, i cili hedh poshtë akuzat e nuses së djalit, Dafinës për dhunë.
Gëzim Kurti pretendon se nusja e tij mund të kishte një lidhje paralele me dikë tjetër dhe kërkonte të fuste në burg djalin e tij.
“Problemi është këtu, çfarë kanë thënë ata janë gënjeshtra dhe mashtrime. Ka mundësi që vajza të ketë lidhje me ndonjë tjetër. Që kur u njoh me djalin, erdhën dhe ndenjën 2-3 muaj këtu, më pas kanë ikur në Greqi.
Fëmijën e ka lindur këtu në Shqipëri, e kemi mbajtur si gocën tonë. E kemi trajtuar shumë mirë, nuk e kemi keqtrajtuar. Se çfarë ka falur tani, nuk di gjë. Unë di çfarë ka ndodhur këtu, këtu ka qenë në rregull.
Pardje kam folur me çunin në telefon. Kur e kam dëgjuar ka ndodhur që janë zënë, nuk e di. Me nusen e djalit nuk kam folur, nuk i kam numrin. Flisja nga telefoni i djalit.
Ajo po mashtron, se për çfarë nuk e di. Djali nuk e ka keqtrajtuar se ka lindur vajzë, këto janë mashtrime.
Ai e nxirrte vajzën çdo javë në lokal, edhe ditëlindjen e ka festuar jashtë. Këto janë mashtrime për të futur brenda djalin tim.
Edhe mund të ketë lidhje me një tjetër dhe mund ta dojë që djali im të jetë brenda. Ata janë njohur me dashuri, unë vetë skam qenë dakord, as mamaja e saj. Se çfarë ka deklaruar e ëma e saj, kur u njohën,” tha babai i Aurelit, Gëzimi.