
Të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa disa persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Cetinje – Budvë në Malin e Zi.
Informacionet e para nga Drejtoria e Policisë janë se kanë humbur jetën tre persona, por mjekët deri më tani kanë konfirmuar vetëm vdekjen e dy pasagjerëve.
“Vijesti” shkruan se autobusi ku ndodheshin nga 30 deri në 35 pasagjerë ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë. Shoferi i autobusit u dërgua në polici dhe u ndalua.