Andi Alimehmeti, 53-vjeç është arrestuar nga policia pasi ishte dënuar nga gjykata e Apelit për ‘Mashtrim’.
Sipas policisë ai i kishte marrë një shtetasje, shumën 270 000 euro, duke e mashtruar atë se do ta bënte bashkëpunëtore në një agjenci turistike që kishte në pronësi.
53-vjeçari, banues në Tiranë, u arrestua në Pezë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.