Arrestohet Mirel Lilamani , administratori i postës private Postman u kap për kontrabandë
Forcat e rendit kryen një operacion anti-kontrabandë sot si pasojë e të cilit arrestohet 36-vjeçarin Mirel Lilamani , administrator i një poste privat.
“Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe me DVP Vlorë.
Vihet në pranga një 36-vjeçar, që magazinonte dhe shpërndante me shumicë mallra të kontrabanduara. Procedohet në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij.
Identifikohen 2 shtetas që furnizonin dyqanet e tyre, me këto mallra, dhe i tregtonin ato, në Durrës dhe në Vlorë. Njëri nga këta shtetas u vu në pranga, tjetri u shpall në kërkim”, njofton policia.
Mirel Lilamani rezulton të jetë edhe i punësuar në Neptun si edhe anëtar i këshillit të një xhamie në Tiranë.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Delivery”, për goditjen e kontrabandimit të mallrave.
Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe me DVP Vlorë.
Vihet në pranga një 36-vjeçar (administratori i një poste private), që magazinonte dhe shpërndante me shumicë mallra të kontrabanduara. Procedohet në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij.
Identifikohen 2 shtetas që furnizonin dyqanet e tyre, me këto mallra, dhe i tregtonin ato, në Durrës dhe në Vlorë. Njëri nga këta shtetas u vu në pranga, tjetri u shpall në kërkim.
Sekuestrohen 1400 pako me mallra të ndryshme të kontrabanduara (kryesisht veshje), me vlerë rreth 20 000 euro.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Tiranë dhe të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Delivery”.
Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit M. L., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe F. Gj., 27 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. S., 41 vjeç, banues në Tiranë, dhe u shpall në kërkim shtetasi S. B., 43 vjeç, banues në Vlorë.
Në Kashar, gjatë kontrollit të magazinave të postës private me administrator shtetasin M. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1400 pako me mallra të ndryshme, kryesisht veshje, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi M. L. furnizonte nëpërmjet postës së tij, me mallra, shtetasin F. Gj., administrator i një subjekti në Durrës, dhe shtetasin S. B., administrator i një subjekti në Vlorë. Gjatë kontrollit në këto dy subjekte, u gjetën gjithashtu pako me mallra të kontrabanduara, që shiteshin me pakicë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Korrieri