Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar sot punimet në Spitallë të Durrësit, ku është ndalur për të biseduar dhe pirë kafe me disa qytetarë, me të cilët nuk kurseu batutat. për demokratët.
“Unë kam qenë dhe jam demokrat, por problemi ishte se kur unë bëja luftë për demokraci dhe i pashë komunistet që erdhën thash po i lej këta këtu dhe të behëm me këta të tjerët, po ju e hëngrët atë herë”, ka thënë Rama teksa bisedonte me njërin nga qytetarët i cili tha se ishte demokrat.
Qytetari: Mua më akuzojnë më thonë demokrat se unë kam qenë gjithmonë me ju.
Rama: Unë kam qenë dhe jam demokrat, por problemi ishte se kur unë bëja luftë për demokraci dhe i pashë komunistet që erdhën thash po i lej këta këtu dhe të behëm me këta të tjerët, po ju e hëngrët atë herë.
Rama: Ajo nuk diskutohët, rëndësi ka që fëmijët tuaj të rriten siç e keni menduar ju. Këto të tjerat demokratë, socialistë i merr era.
Qytetari: Mos e nxirr këtë se gruaja kujton se jam demokrat, jam me kryeministrin këtu unë.
Rama: Kujdes se gruaja mos të thotë tjetër gjë, voto për mua aty te kutia.
Qyetatari: Jo jo, ajo me zor me do mua jo më ty, nuk ka shanse.
Rama: Ajo mund te jete kundër, po mund të dojë njëri tjetër.