Ish-drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Cërrik është vënë në pranga ditën e sotme së bashku me pesë persona të tjerë.
Artion Taçi i shkarkuar prej pak kohësh nga ky post, dhe të arrestuarit e tjerë akuzohen akuzohet për “ushtrim ndikimi të paligjshëm” dhe “krim zgjedhor”.
Mësohet se arrestimi i tij është bërë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit, por momentalisht nuk ka detaje të tjera mbi këtë hetim.
Të arrestuarit e tjerë janë shtetasit Adnan Xhelili, Alban Shima, Armand Gjoka dhe Agiano Dinoshi, punonjës i Bashkisë Cerrik.