Një 19-vjeçar është arrestuar sot në Durrës. Ai akuzohet se ka përplasur për vdekje një 50-vjeçar në qytetin bregdetar me makinën tip “Benz” dhe më pas ishte arratisur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Por arratia nuk zgjati shumë dhe u prangos. Tashmë do të përballet me drejtësinë me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen.