Irena Beqiraj
Sot në një konferencë shtypi qeveria na i rikujtoi që mali i Shpiragut ndodhet në Shqipëri edhe është pronë e shqiptarëve . Na tha gjithashtu, se me thesarin e zbuluar nga SHELL vetëm “qielli është limiti” duke perdorur kështu një sinomim elegant të shprehjes “do të hamë me lugë floriri”.
Edhe pse e velur nga konferencat e qeverisë , mendoj që prap ato mungojnë. Mungojnë konferencat ku qeveria të arsyetojë rezultatet , arritjen pse jo edhe mos arritjet e objektivave të vendosura nga ajo vet.
Përshembull, ca gojë të liga thonë që Air Albania ka krijuar “një gropë” ku gjithë kapitali i vendosur nga shteti po gllabërohet nga humbjet. Por nga qeveria askushnuk flet më për Air Albania-n .
Ca gojë edhe ” më të liga” akoma duan të thonë që Kompania e Investimeve Strategjike , ( e pagëzuar si ” Kërpërata” është një dështim, s’ka bërë asnjë lek punë edhe do të mbyllet . Edhe qeveria ende pa ju mbyllur mirë “plagët e luftës parlamentare” në mbrojtje të saj , as emrin nuk ja e zë më në gojë !
Shtohet afati i koncensionit të markimit , “si dhuratë për sekserin turk të kryeministrit”, thone ca ” njerëz të kqinj ” , por sërisht asnjë argumentim nga qeveria , nëse kjo është e vertetë. Nëse po, pse u morr ky vendim? E ndërsa pas 10 vjetesh operim qeveria duhet të prezantonte ca matje sesi ndikoi markimi në mirë administrimin e të ardhurave, edhe cfarë mësimësh nxorri qeveria nga kjo eksperiencë .
Asnjë matje e dedikuar nuk gjendet për arritjet e ekonomisë prej investimeve strategjike , prej fondeve e start up-it, fondeve të buqësisë etj . Asnjë informacion mbi monitorimin edhe implementimin e kontratave të parneritetit publik privat .
Ministret e qeverisë në daljet publike më shumë se përgjegjëse për politikat publike ngjasojnë me kryeinxhinierët e kantjereve të ndërtimit , apo me bamirëset zemër gjera që më paratë e tyre ndërtojnë rrugë spitale apo tunele . Ka edhe ministre që dashurojnë të duken si punonjese të shoqatave vullnetare në shërbim të komunitetit.
Kur nevojitet të flasin me argumente , me matje edhe pa pasion heshtin , ndrësa kur nuk ka asgjë për të thenë, bëhen konferenca shtypi.
Ndaj edhe opinioni publik është transformuar në një “lesh-punuese” masive, ku tirren perceptime, ku nuk shpëton njëri, e nuk do të na shpëtojë askush. Arkitektja edhe furnizuesja kryesore me lendë e parë i këtij transformimi fatkeqësisht është qeveria.