Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka zhvilluar sot një vizitë të fshehtë në Kryeministri, shkruan Voxnews.al.
I veshur me një bluzë të bardhë dhe xhinse, Beqaj ka hyrë me nxitim në godinën e Kryeministrisë nga dera e pasme, në fshehtësi të plotë dhe larg syrit të kurreshtarëve, rreth orës 14:00 të ditës së sotme.
Ndonëse nuk dihet se kë ka takuar në Kryeministri, Beqaj ka raporte të hershme miqësore me kryeministrin Edi Rama.
Beqaj është dukur tepër i shqetësuar duke hyrë në Kryeministri, teksa ai sot gjendet mes një vorbulle të madhe akuzash për shkak të aferës 100 milionë euroshe të sterilizimit që ka çuar pas hekurave ish-zëvendës ministrin Klodjan Rjepaj, dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.