Drejtoria e Burgjeve transferon në burgun e Durresit, Fredi Belerin dhe Lefter Allën, deri tani ata qëndronin ne spitalin e burgut
Atje mbahen të izoluar në pritje të verdiktit të drejtësisë, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti socialist Alqi Bllako, të akuzuar për aferën e inceneratorëve bashkë me Arben Dervishin, zv.president i FSHF-së, administrator i njërës prej kompanive të punimeve në inceneratorin e Fierit.
Paraburgimi i Durrësit ka mbledhur të akuzuar VIP, pasi në të njëjtin institucion ndodhen edhe ish-kryebashkiakë të tjerë, ish-ministra e deputetë.
Arrestimet e ish-ministrave, kryebashkiakëve, deputetëve dhe zyrtarëve, nga Safet Gjici te Fredi Beleri, etj.
24 qershor 2023- Arrestohet ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici. Një video skandal i publikuar teksa ai kryen marrëdhënie intime me një grua brenda zyrës e detyroi Gjicin të japë dorëheqje dhe brenda pak orësh edhe shkarkim me vendim qeverie.
Arrestimi i Gjicit u bë disa ditë më vonë për korrupsion pasiv, pasi në videon ai shfaqet duke i ofruar mbështetje financiare gruas në fjalë mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.
6 qershor 2023- Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në 2 raste. Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës.
Pasi verifikime dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. Rasti i dytë ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë.
12 maj 2023- 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit u arrestua kandidati i Berishës dhe Metës për Himarën, Fredi Beleri nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhjet apo blerjes së votave. Një person bashkëpunoi me policinë dhe prokurorinë e Vlorës për dokumentuar faktin e akuzës, ai u pajis me logjistikën e nevojshme, që nga regjistruesi.
I infiltruari arriti të merrte shumën prej 40 mijë lekëve të reja në kërkim të 8 votave në favor të Belerit. Beleri u shpall fitues nga qelia në zgjedhje, por betimi i tij nuk u krye asnjëherë për të marrë detyrën.
15 mars 2023- Kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, ra në pranga për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre mbi dyshimet e abuzimit në një tender me vlerë 3 milionë euro.
Alla dyshohet se favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.