Pamjet të frikshme janë ato që publikojnë mediat greke nga qyteti në flakë i Alexandropuli-t. Për të katërtën ditë radhazi flakët kanë shkrumbuar çfarëdo që gjejnë përpara tyre, duke bërë që banorët e mbi 10 fshatrave të braktisin banesat e tyre.
Indeksi i rrezikut është i lartë edhe për vetë qytetin, me banorët që kanë përfunduar në rrugë e sheshe, ndërsa si masë paraprake mbrëmjen e djeshme është evakuuar shtëpia e të moshuarve, spitali i qyteti dhe institucioni kishtar për pacientët me sëmundje kronike.
https://streamja.com/embed/5mBAn
Dhjetëra mjete ajrore të forcave zjarrfikëse dhe ushtrisë janë ngritur në ajër për të ndihmuar në vënien në kontroll të flakëve. Aktualisht 4 avionë zjarrfikës dhe 3 helikopterë të tjerë po punojnë për të ndihmuar 214 zjarrëfikës me 59 automjete, që kanë ndërhyrë nga toka.
Pak pas orës 3 të mëngjesit, banorët e zonave Elaionas, Elato, Pefki dhe Agios Georgios iu kërkua po ashtu të evakuoheshin në drejtim të qendrës së qytetit të Aleksandropolit.
Në të njëjtën kohë, fshatrat Aisymi, Palagia dhe Kirki, të cilat ndodhen pranë zonave ku zjarri vazhdon të përpijë gjithçka, u evakuuan si masë paraprake.