Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS. Dyshime për veprën penale “ndërhyrje e paautorizuar në sistemet kompjuterike”.
Kallëzimi vjen pak ditë pasi Ambasada Amerikane në Tiranë shfaqi shqetësim për rrjedhjen e të dhënave. Pak ditë më parë, i ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA në Tiranë, Mc Dowell takoi ministrin e Brendshëm Taulant Balla ku shprehu gatishmërinë për të mbështetur Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në një hetim të tillë.
Ai tha gjithashtu ministrit Balla se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre. Theksi u vu në këtë çështje në kuadër të bashkëpunimit SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe mbështetjen për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë.