Ditë ushimesh për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon. Çifti që pas përfundimit të ‘Big Brother’ kanë qenë të ngarkuar me projekte të ndryshme. Teksa këngëtari i është rikthyer fuqishëm muzikës, Kiara është angazhuar si moderatore, por edhe në biznes.
Ndaj e gjithë vera ka qenë mjaft e zënë për ta, por jo aq sa për hequr dorë nga disa ditë relaksi vetëm me njëri-tjetrin. Dyshja u arratis javën e shkuar me pushime në një nga resortet më luksoze të Turqisë. Dyshja ka publikuar në rrjetet sociale momentet romantike, por edhe gazmore nga këto pushime, ku të dy duken më të dashuruar se kurrë.
Por si çdo histori e madhe dashurie, ka gjithmonë edhe një personazh të tretë. E në këtë marrëdhënie, që në nisje e deri më sot, emri i ish-partneres së Luizit përmendet shpesh. Flasim për Jurgenën, që ka qenë përkrah Luizit kur ai u bë pjesë e ‘Big Brother’.
Raporti mes tyre përfundoi, kur ky i fundit ra në dashuri me Kiarën. Por jashtë shtëpisë, duket se Jurgena, shfaqet herë pas here. n’ZOOM ka publikuar disa foto nga koncertet e Luizit në Kosovë, ku pretendon se pranë tij shfaqet edhe ish-partnerja, Jurgena.
Pamjet e shfaqura i përkasin një koncerti në Kosovë, ku duket se Jurgena ka qenë e pranishme si publik. Më shumë sesa një takim i organizuar, duket si një tentativë e saj për të krijuar zhurmë, mbi një histori të mbyllur. Kujtojmë se edhe rreth 2 muaj më parë, ajo u shfaq në të njëjtin ambient ku ishte edhe Luizi. Ndonëse fill pas kësaj, Kryefjala.com kontaktoi me Jurgenën për të ditur versionin e saj të ngjarjes. Ajo e mohoi një takim të mundshëm. “Prania në të njëjtën parukeri me Luizin ka qenë rastësi, nuk jemi takuar”, është shprehur Jurgena, e cila duket se ka dashur të shmangë keqkuptimet.
Deri më tani për këto foto në Kosovë, vetë Jurgena ka zgjedhur të mos flasë, duke dashur të lërë gjithçka edhe në më shumë pikëpyetje. Ndërkohë që muaj më parë, ishte ajo vetë që e pranoi takimin me Luizin, ashtu si bëri edhe ky i fundit në një ndër intervistat e para të dhënë pas daljes nga ‘Big Brother’.
Luizi ka treguar se kjo ngjarje është zmadhuar, dhe se askush nuk ka përfituar nga ai. Ai tregoi se është takuar me babain e vajzës, e cila e menaxhonte këtë adresë, e njohur me emrin Jurgena.
Ndërkaq, në rrjet ndjekësit dhe mbështetësit e Luizit kanë akuzuar Jurgenën se po e ndjek Luizin për famë. Të shumta kanë qenë aludimet se në fakt Jurgena është ajo që shkon në vende ku shkon Luizi, për të pasur mundësinë të jetë pranë tij, ndonëse ky i fundit nuk ka asnjë komunikim me të. E teksa zhurma mediatike për pjesëmarrjen e saj në koncertin e ish-partnerit mbushi rrjetet sociale, dyshja u shfaqën të pashqetësuar.
Ndërkohë, këngëtari Luiz Ejlli dhe partnerja e tij, Kiara Tito, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga “Big Brother Vip 2”, ku kureshtja e madhe e atyre që e ndjekin është se kur dyshja do të bëhen prindër. Mesa duket Luizi ka vendosur të tregojë lidhur me këtë pyetje që i bëhet shpesh, ku përmes një videolive në ‘Instagram’, nga Turqia këngëtari i ka dhënë fund aludimeve se Kiara është shtatzënë.
Edhe pse prej ditësh po qarkullojnë lajme se Kiara mund të ishte shtatzënë, pas një fotoje ku ajo dukej me barkun e rrumbullakosur, Luizi ka mohuar këtë thashethem.
“Këtu nuk kemi test shtatzënie, por nuk ka shfaqur shenja, kështu të vjella e gjëra, Kiara nuk është shtatzënë”, tha Luizi.Po ashtu Luizi i është përgjigjur edhe pyetjes se mes Kiarës dhe nënës kush vjen e para për të. Luizi tha se është nëna për shkak të atyre që kanë kaluar bashkë, por edhe për Kiarën jep jetën.
“Pyetja duhet bërë kështu ‘Kur je keq thua o Kiara vdiqa, apo o nënë vdiqa’. Sigurisht është nëna. Tani unë nuk kam kaluar me Kiarën aq gjëra, aq sakrifica sa kam parë me nënën. Secila ka vendin e vet. Edhe Kiarën e dua, jap jetën për të”, tha Luizi.
Këto janë pushimet e fundit të çiftit, para se ti rikthehen sërish angazhimeve që i presin. Për të dy, shtatori do të jetë një muaj impenjativ, ku do të nisin edhe projektet e reja në ekran. E pse jo ndoshta edhe zgjerimin e familjes, por deri atëherë dyshja do të vijojë të jetë në qendër të vëmendjes në çdo hap të tyren, shkruan Panorama Plus.