Një person ka kërcënuar me thikë punonjësen dhe ka arritur të marrë 100 mijë lekë në një market në lagjen nr. 4, Korçë. 20-vjeçari ka marrë paratë e xhiros ditore që ishin në kasë. Ende nuk dihet identiteti i tij, edhe pse ka shkuar për të grabitur marketin i pa maskuar.
Video Player
00:00
00:33
“Paraditen e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, një shtetas rreth 20 vjeç, ka hyrë në një supermarket dhe ka vjedhur një shumë lekësh nga arka dhe më pas është larguar. Shërbimet e Policisë po këqyrin kamerat e sigurisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit” njofton policia.