VIDEO e plotë/ A u filmua dhe Kastriot Gurra ? Pas “aksionit”, Alma Kaci -Safet Gjicit: E kam bërë dhe me Bashkinë e Librazhdit
Pas aktit seksual në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit, vajza e prezantuar si Alma K. i ka prezantuar kryetarit të Bashkisë së Kukësit projektin e saj për qentë.
Kjo ka rezultuar nga video e plotë e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku Gjici bashkë me vajzën në fjalë shfaqen duke biseduar në zyrë pas aktit.
Pasi bën një telefonatë, Gjici udhëzon një punonjës të bashkisë të merret me idenë e saj. Të dy dalin nga zyra, ndërkohë që kamera vazhdon të regjistrojë, pasi qëndron e montuar në çantën e vajzës.
Gjatë bisedës, ajo zbulon se ka pasur një marrëveshje të tillë edhe me Bashkinë e Librazhdit duke rritur dyshimet se mund të jetë “peshkuar” edhe Kastriot Gurra me metodat e Gjicit, ndërsa tregon edhe kostot që shkojnë 60 mijë lekë në vit për një qen.
Pjesë nga biseda
Safet Gjici: Kjo merret me këto qentë e rrugës., Shikoja projektin dhe pastaj flasim si do e kalojmë si projekt në këshill për vendimmarrje. Kostot për një qenë. Ne mbledhim qentë i grumbullojmë këta i marrin i çojnë atje.
Punonjësi: Si veprojmë ne
Alma K.: Lidhim një kontratë dhe bëjmë një preventiv sa qen mund të jenë për 6 muaj ose një vit. E supozojmë 50 ose 100. Kostoja për një qen në muaj shkon te 60 mijë lekë të vjetra. Flas me ushqim, veteriner të gjitha. Këtu kemi dhe niptin. Kontratën e qirasë së ambientit. Po përpiqem ta zgjerojmë sepse është vendi shumë i vogël dhe nuk e lejon.
Punonjësi: Sa është kosto se duhet me e kalu në këshill ne e ke parasysh…
Alma K.: Varet sa keni ju? Sa qen keni ju varet
Punonjësi: Do më japësh një numër kontakti mua
Alma K.: Se i kam në makinë telefonat
Punonjësi: Do më sjellësh një draft marrëveshje
***
Alma K.: Ne bëmë para dy vitesh një marrëveshjen me bashkinë e Librazhdit, eci mirë. Se aprovoni është pjesa juaj.
Punonjësi: Do shikojmë edhe mundësitë.
Alma K.: Ok se bashki e vogël është.
Kastriot Gurra Alma Kaci Kastriot Gurra Alma Kaci