Alma Beqiri e Posta Adex zhvati miliona euro, zbardhet dëshmia e pronarit Foto Zeneli
Zbardhet dëshmia e Foto Zenelit, biznesmenit të kompanisë postare “Albania Deliveri Express” (ADEX), i cili zbuloi se ishte mashtruar nga agjentja menaxheriale Alma Beqiri, që ai kishte punësuar për rajonin e Korçës dhe Pogradecit.
Më 6 qershor Alma Beqiri u la në burg nën akuzën e mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës, pasi përvetësoi 3 mlm euro në postën ADEX ku ishte punësuar nga biznesmeni Foto Zeneli.
Alma ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare të postës private “Adex” në Korçë dhe Pogradec dhe dyshohet se gjatë periudhës 2021-2023 ka përvetësuar një shumë prej shumën 3 milionë euro.
46-vjeçarja, sipas uniformave blu, shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.
Alma Beqiri mësohet se shumën e konsiderueshme e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.
Ajo u vendos në pranga pas hetimeve 2-mujore dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarjs.
Por çfarë thotë biznemeni që ra pre e mashtrimeve të punojëses së tij?
Ora News ka zbardhur dëshminë e biuznesmenit, Foto Zeneli:
“..si indicie për të zbuluar mashtrimin, më ka shërbyer një kliente e cila më ngulte kembë për një vlerë të konsiderueshme që ishte dorëzuar në zyrën e Pogradecit, e cila kapte një vlerë 15.000 euro për një periudhë një javore dhe nuk ishte bërë likujdimi nga ana e postës për vlerën.
Në këtë moment më lindi dyshimi sepse në euro për degën postare Pogradec, nuk shihja arkëtime në një kohë që këmbëngulte klientja për shumën në euro.
Në këtë kohë kam kontaktuar me Almën që të bënte derdhjen e lekëve dhe të detyrimeve, por nuk e kam ditur që ka pasur dhe mos depozitime të tjera nga ana e saj dhe fjalia e saj ishte do ti derdh në llogari. Kjo gjë më bëri që unë të shikoja të gjitha shumat ditore për objektet e dorëzuara në bazë të muajve që duhet të depozitonte Alma në llogarinë e kompanisë, në mënyrë që ne të likujdonim klientët…”
Sipas tij shuma e mos depozitimeve ka qënë marramendëse dhe më konkretisht për periudhën 2021-2022 ne pikën e Korçës, të pa depozituara në llogari kanë qënë 223.402 mijë euro dhe 128.061.025 milion lek dhe po për periudhen 2021- për pikën e Pogradecit nuk kishte depozituar 342.746 mije euro dhe 137 498 525 milion lek. Pra në total për periudhën 2021-2022 për gjithë rajonin e Korçës, Alma Beqiri, nuk kishte depozituar 566.142 mije euro dhe 265.559.550 milion lekë.
“…Alma Beqirit, i kam kërkuar që prej muajit Tetor- Nëntor 2022, që të kisha një takim përballe pasi, përveç shumave që nuk me kishte arkëtuar kishte bërë dhe një bashkëpunim me një postë konkurrente të cilën e kishte instaluar ngjitur me zyren e “ADEX” dhe gjithë prodhimin e “ADEX” e kalonte tek kompania tjetër postare, gjë që i shkaktonte dëme kompanisë time dhe na kishte rënë prodhimi i objekteve postare në qytetin e Korçës.
Nga 150-200 pako ditore, shkoi në 10 pako dhe kishte një ulje e ndjeshme. Por Alma më ka mbajtur me shpresë në çdo moment, që do vij të takoj dhe unë nuk kam pasur mundësi të vija. Gjate muajit Tetor-Dhjetor 2022, kur kisha konstatuar shumën reale të demit financiar dhe më tepër doja një takim që më kishte rënë prodhimi në rajonin e Korçës…”-ka treguar biznesmeni.
Foto Zeneli, tregon se në muajin Shkurt 2023, ka shkuar në Korçë dhe ka takuar Almën. Zeneli i ka kërkuar agjentes së tij, që të mos e mbyllte zyrën në Korçë, por të vijonin bashkëpunimin deri në shlyerjen totale të tij. Ndërkohë Alma Beqiri vazhdonte punonte për kompaninë tjetër postare dhe i është kthyer me një komunikim agresiv.
“…unë i kam thënë që do të bëj kallzim dhe do të denoncoj, por ajo më është kthyer duke më thënë:“…ik, ku të duash…”. Më pas kam komunikuar dhe informuar babain e saj shtetasin Pëllumb Beqiri, i cili në dijeninë time ishte punonjës i zyrës dhe mbante marrëdhëniet financiare me kompaninë. Pëllumbi, më ka thënë do flas me Almën, se nuk di gjë dhe s’kam dijeni…”-shprehet biznesmeni Zeneli.
Por gjatë kësaj periudhe disa nga punjonjësit e kompanisë, e kanë njoftuar se Alma Beqiri, ka marrë si avokat për këtë ceshtjem avokatin Jordan Daci.
“…duke qënë se Alma, ndërpreu komunikimin me mua kam kontaktuar të vëllain e avokatit pasi kisha njohje të drejtpërdrejtë, i cili më ka mbyllur një takim me avokatin për të konsumuar një kafe. Kam takuar avokatin, ku më ka thënë konkretisht “…t’i zotëri, ti je viktimë dhe realisht je shumë i fortë qe e ke përballuar këtë lloj situate…”.
Po ashtu Jordan Daci, më ka thënë se Alma Beqiri, është e ndërgjegjshme për dëmin që të ka shkaktuar dhe është e hapur, duke më autorizuar mua pra avokatin për të bërë një marëvëshje për një shumë 800.000 mijë euro, të cilën do ma shlyente me një afat kohor 5 vjeçar me këste, cdo 6 muaj dhe me 100 000 mijë euro në momentin e nënshkrimit të marvëshjes. Në këto momente dhe në vazhdimësi, i kam mëshuar faktit se shuma nuk ishte 800.000 mijë euro, por më e madhe. Madje i kam thënë që pranoj ta nënshkruaj dhe këtë vlerë por me kushte…”-tregon biznesmeni.
Sipas tij, kushti i parë ishte që avokati apo Alma, të më sillte një audit për përcaktimin e dëmit real financiar të shkaktuar nga Alma.
Kushti i dytë, që i kam thënë avokatit ishte të më vendoste garantues familjarët si dhe çdo pasuri e paluajtshme që Alma apo familjarë të mos shiteshin, por të ngriheshin deri në momentin e shlyerjes totale të detyrimit.
Kushti i tretë, këstet mujore dhe jo 6 mujore pasi ishte kohë e gjatë.
Kushti i katër, duke qënë se Alma një pjesë të lekëve i ka investuar në disa kompani tregetare për llogari të vet dhe familjarëve nga të cilat rrjedhin shitje “online”, të gjitha objektet postare nga këto aktivitete të kalonin jo nëpërmjet kompanive të tjera postare por nëpërmjet kompanisë “ADEX”. Se jo vetëm po punonte me lekët e mija por dhe përdorte shërbime të tjera postare.
Në këtë moment, kur ja kam thënë kushtet e mija avokatit më ka thënë do kontaktoj me Almën dhe të kthej përgjigje.
“…me avokatin, jam takuar gjithsej dy herë fizikisht dhe herë të tjera, kam mbajtur kontakte nëpërmjet numrit të telefonit, i cili në “Ëhats aap”, më ka dërguar një draft marëveshje dhe nuk më ktheu përgjigje për kushtet, që unë i thashë. Por ai më citoi, që nga ky moment po të flas si avokat i Almës. Unë këtë marëveshje, nuk e firmosa dhe nuk e pranova, por e refuzova në mënyrë absolute duke qënë se në atë promarveshje nuk flitej për asnjë nga kushtet e mija…”-ka mbyllur rëfimin Foto Zeneli.